Grida Duma zbulon “ultimatumin” që i është vendosur Bashës, ka afat deri nesër të largohet nga posti i kryetarit të PD-s

Grida Duma ka zbuluar për herë të parë “ultimatumin” që i është vendosur Bashës që të largohet nga posti i kryetarit të PD-s.

Në një deklaratë për mediat nga Elbasani, Duma shprehet se Basha ka kohë deri nesër për tu larguar, duke zbuluar edhe strategjinë e PD-së për të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së. Duma nënvizon po ashtu se strategjia e vetme është ndërtimi i një komisioni të përbashkët të përbërë nga grupi parlamentar dhe ai i “foltores”.

Grida Duma flet nga Elbasani: “PD nuk duhet të zvogëlohet dhe të dalë forcë e tretë, personat që i bën dëm PD-së duhet të tërhiqen pas. I kemi lënë kohe ditën e nesërme për të bërë hapat pas si kundër dhe ai e ka kërkuar.

Nuk ka rruge tjetër veçse të tërhiqet. Ka një strategji e vetmja ndërtimi i një komisioni nga deputetet e grupit parlamentar dhe ata të “Foltores” të cilët duhet ta çojnë PD te procesi i zgjedhjeve”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...