EMRAT/ Partia drejt ribashkimit? Deputetët e PD që po negociojnë me mbështetësit e Berishës

Dashnor Sula është një ndër deputetët që ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së dhe hapjen e partisë duke integruar në të edhe mbështetësit e Berishës.

Mirëpo, për të ndodhur kjo, duhet që fillimisht të thyhet akulli mes grupeve që prej disa muajsh kanë sulmuar dhe akuzuar njeri-tjetrin.

Në lidhje me këtë, Dashnor Sula tha në “Log.” se po negociohej duke përmendur edhe emrat e deputetëve që po e bëjnë këtë.

Sipas tij, negociatorët mes grupit të Bashës dhe atij të Berishës janë deputetët Flamur Hoxha; Alfred Rushaj si edhe ai vetë. Madje, Sulaj tha se kishte eksperiencë në negociata të vështira duke rikujtuar zgjedhjen e presidentit në vitin 2007.

Këta të fundit do të përpiqen që të ngrenë një parti ndryshe ajo që është tani, ku të gjitha fraksionet do të gjejnë veten.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...