Basha iu kërkon deputetëve 1 javë kohë për të marrë vendim, ja ligjvënësit që po …

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet të marrë vendimet e para lidhur me situatën kritike të krijuar në selinë blu pas paraqitjes katastrofale në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Gazeta “SOT” mësoi se lideri demokrat u ka kërkuar deputetëve të tij që t’i japin 1 javë kohë për të njoftuar vendimet e tij për të ardhmen e tij dhe partisë që drejton. “Më jepni një javë kohë dhe unë do të marrë vendimet e mia”, u shpreh Basha në mbledhjen e fundit të grupit të deputetëve të PD.

Nga ana tjetër, refuzimi i tij për t’u larguar nga drejtimi i partisë më të madhe opozitare ka krijuar turbullira brenda grupit të deputetëve demokratë dhe tashmë disa prej tyre janë angazhuar për të kryer negociata brenda grupit parlamentar të PD dhe me deputetët që janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit të PD me qëllim bashkimin e të gjithë demokratëve.

Deputeti i PD në Elbasan, Dashnor Sula zbuloi se ai së bashku me kolegët Flamur Hoxha (deputet i Kukësit) dhe Alfred Rushaj (deputet i Tiranës) po zhvillojnë bisedime brenda PD zyrtare dhe jashtë saj për unifikimin e plotë të partisë më të madhe opozitare. Kundërshtimi ndaj këmbënguljes së Bashës për të dorëzuar drejtimin e PD rrezikon të dalë më tepër në sipërfaqe.

Gazeta “SOT” mëson gjithashtu se ditën e enjte, kur do të zhvillohet seanca e radhës në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët demokratë nuk do të ndjekin në sallën e parlamentit fjalën e kreut demokrat Basha. Nuk dihet nëse në këtë grup do të jenë deputetët e “Foltores” apo dhe brenda selisë blu.

Boçi: Duhet lidership i ri në PD, zgjedhjet janë urgjencë

Dorëheqja e Bashës nga drejtimi i PD dhe zhvillimi i zgjedhjeve të reja për kryetar është alternativa dominuese që po diskutohet brenda selisë blu. Deputeti demokrat Luçiano Boçi theksoi në një studio televizive nevojën e lidershipit të ri demokrat pas paraqitjes zhgënjyese në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Sipas tij, kalimi në proces zgjedhor i PD është diçka urgjente.

“PD është në pikën e ulët për shkak të mosbesimit. Kur kemi refuzim të tillë qytetar alarmi duhet të bjerë. Deputetët e kanë shprehur që nuk kanë besim më. Duhet një lidership i ri. Demokratët duan besim nëpërmjet votës. Është kërkuar bërja e procesit zgjedhor dhe s’mund të fshihesh.

Ne duhet të kalojmë me urgjencë si PD, në proces zgjedhor”, tha Boçi.
Edhe ish-presidenti Bujar Nishani beson se e nevojshme për PD është gjetja e lidershipit të ri që të mbajë të unifikuar procesin e rindërtimit të PD, jo për të bashkuar individët. Ai i konsideroi dogmë kërkesat e disa deputetëve demokratë se nevojitet një lideri i ri për të bashkuar demokratët. “Thonë të ikë Basha, por edhe Berisha.

Ka një gjë, më duket dogmë jashtë realitetit, konteksti që thuhet se duhet të gjejmë njeri të unifikojë njerëzit. Ky njeri nuk ekziston. Ne na duhet një lidership, që e zgjidh procedura. Ne na duhet sot, në situatën kur është PD, na duhet një lidership që jo të unifikojë njerëzit, por të mbajë të unifikuar procesin”, tha Nishani në një studio televizive.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img