“Kryeministri harroi baxhanakun”, Artan Hoxha reagon për Gërdecin: Pse nuk flet asnjë qeveritar apo opozitar? (FOTO)

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se askush nuk e përmend Gërdecin dhe 26 të vrarët e tij.

Sipas Hoxhës, sot në memorialin kushtuar atij ishin vetëm familjarët e viktimave dhe asnjë qeveritar apo opozitar.

Hoxha kujton se Berisha si kryeministër i asaj kohe deklaroi se ishin interesa serbo-ruse ato që e kishin shkaktuar tragjedinë, pasi nuk donin antarësimin e Shqipërisë në NATO.

“E mbani mend Gerdecin?!

Po 26 te vraret e shperthimit apokaliptik?!

Po ATE kryeministrin, qe nuk njihte baxhanakun?!

Po ATE tjetrin, qe sot eshte kryeminister dhe i rrihte shpatullat atij, qe nuk njihte baxhanakun?!!!

Kane kaluar vetem 14 vite nga ajo dite kobzeze, por politikanet tane bejne sikur e kane harruar.

Sikur nuk ka ndodhur kurre…

Sot, ne memorialin kushtuar kesaj tragjedie, ishin vetem familjaret e viktimave…

Asnje qeveritar. Po asnje per be…

Asnje opozitar. Po asnje fare…

Asnje politikan. Po hic fare nuk pati…

Asnje deputet, po kokerr nuk shkoi…

Gerdecin nuk e mban mend njeri.

Ndersa qeveria dhe politikanet merren me luften dhe viktimat ne Ukraine, kane harruar luften tone dhe viktimat e tyre ne Gerdec.

Nuk na bombardoi Putini, edhe pse ne ate kohe ashtu u tha. Qeveria dhe kryeministri i kohes Sali Berisha, thane se ishin interesa serbo-ruse qe nuk donin anetaresimin e Shqiperise ne NATO, ato qe shkaktuan Gerdecin dhe 26 te vraret e tij.

Fiks siç thote Rama per protestat e sotme, jane interesa serbo-ruse ato qe duan destabilizimin e vendit.

Ne te vertete si dje, si sot, jane interesat e pushtetit dhe politikes sone kriminale, qe bombarduan Shqiperine dhe masakruan jetet e shqiptareve te pafajshem.

Prandaj sot,

as kryeministri ne detyre,

as ish-kryeministri qe nuk njihte baxhanakun,

as presidenti qe nuk le event “patriotik” pa dekoruar, as rilindasit e Rames,

as PD-ja e Bashes,

as Foltorja e Berishes,

nuk e thane qofte nje fjale te vetme per viktimat e pafajshme te krimeve te tyre te luftes…

Harrojne pushtetaret, harrojne politikanet, por nuk harron toka e atdheut, qe mban brenda kufomat e krimeve te tyre”, është shprehur Hoxha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...