Baton Haxhiu: Ata që protestojnë për rritjen e çmimeve, nuk dinë ku të çojnë lekët

Analisti dhe gazetari i njohur Baton Haxhiu, ka thënë një ditë më parë se qytetarët që protestojnë nuk dinë ku të çojnë lekët.

 

“Me lekët që kanë njerëzit dhe nuk dinë çfarë të blejnë…Ky është luksi i protestës së pakuptimtë.”-tha midis të tjerash analisti Haxhiu.

 

Haxhiu:

Me lekët që kanë njerëzit dhe nuk dinë çfarë të blejnë…Ky është luksi i protestës së pakuptimtë. Protesta është neveritëse. Është jashtë kohës. Jashtë momentit. Është dhimbje për mua ajo që po bëjnë qytetarët shqiptarë. Kjo do ta kishte dinjitetin kur liria në Ukrainë dhe taksat tona do të jenë pjesë e përplasjes me qeverinë. Këta që protestojnë, nuk dinë ku të çojnë lekët.

 

Kujtojmë se edhe kryeministri Edi Rama është shprehur shpesh herë se qytetarët po “turpërojnë kombin” duke protestuar për rritjen e çmimeve. Nga ana tjetër, Holanda ka ulur çmimin e taksave ndërsa qeveria do të lehtësojë njerëzit me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe bizneset e vogla duke u dhënë nga 800 euro ndihmë. Po ashtu edhe Greqia ka marrë masa të tilla. Por, siç duket në Shqipëri nuk “funksionon” kështu.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...