“Bashës as financime nuk i japin më”/ Shpërthen analisti i njohur: Rikthimi i Sali Berishës është një…

“Një anomali”, e quan Andi Bushati faktin që Partia Demokratike e sheh si shpresë të vetme, rikthimin e Sali Berishës.

 

Bushati tha se Lulzim Basha është i mbaruar politikisht, madje shtoi se tashmë nuk i japin më financime, por fakti që Berisha mbetet shpresë e PD, e bën që ta shohë të ardhmen e kësaj partie me skepticizëm.

 

“Atij Bashës as financime nuk i japin më sepse nuk bën dot shantazh. Iku ai tani, mbaroi.

 

Unë jam totalisht skeptik për PD-në. Çfarë tregoi periudha nga 9 shtatori? Tregoi që militantët e PD, rikthyen sytë nga Berisha. Ai është personazh i padiskutueshëm i votuar brenda asaj partie. Një parti që detyrohet t’i kthehet një personazhi të viteve 90′ për shpëtimin e saj, ka një anomali.

 

Vetëm po pati një forcë mbi njerëzore të kapërcejë këtë anomali, mundet të ketë ndonjë shpresë.

 

Gara në një mekanizmë të tredhur, të thuash ka garë… Bëri garë Ramiz Alia në 30 mars dhe fitoi prapë. Duhet të mësohen njerëzit me mekanizmin e garës, që të ketë garë.

 

Prandaj them, duhet rezolutë për të dënuar përjashtimin e Berishës. Krijimi i një komisioni që ta mbajë këtë parti në gjendje udhëheqje kolegjiale, pastaj të shohim hierarkinë. Po thamë që këtë e vendos shumica sot, do të ngelet një parti e vogël”, tha ndër të tjera Bushati.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...