14 vite nga shpërthimi i Gërdecit/ Artan Hoxha: Politikanët tanë bëjnë sikur e kanë harruar

Kanë kaluar plot 14 vite nga dita kur ka ndodhur shpërthimi i Gërdecit, më 15 mars 2008.

 

Me anë të një statusi në Facebook gazetari Artan Hoxha shkruan se asnjë nga politikanët nuk ka qenë i pranishëm ditën e sotme në meorialin e 26 viktimave të marsit 2008.

 

Hoxha thekson se politikanët shqiptarë bëjnë sikur e kanë harruar Gërdecin.

 

“Kanë kaluar vetëm 14 vite nga ajo ditë kobzezë, por politikanët tanë bëjnë sikur e kanë harruar. Sikur nuk ka ndodhur kurrë… Sot, në memorialin kushtuar kësaj tragjedie, ishin vetëm familjarët e viktimave… Asnjë qeveritar. Po asnjë për be… Asnjë opozitar. Po asnjë fare… Asnjë politikan. Po hiç fare nuk pati… Asnjë deputet, po kokërr nuk shkoi…”, shkruan Hoxha.

 

Më tej në statusin e tij gazetari shkruan se asnjë politika shqiptare as nuk i kujtoi viktimat e Gërdecit, ndërsa i ka cilësuar ata si kufomat e krimeve të politikës.

 

“Gerdecin nuk e mban mend njeri. Ndersa qeveria dhe politikanet merren me luften dhe viktimat ne Ukraine, kane harruar luften tone dhe viktimat e tyre ne Gerdec. Nuk na bombardoi Putini, edhe pse ne ate kohe ashtu u tha. Qeveria dhe kryeministri i kohes Sali Berisha, thane se ishin interesa serbo-ruse qe nuk donin anetaresimin e Shqiperise ne NATO, ato qe shkaktuan Gerdecin dhe 26 te vraret e tij. Fiks siç thote Rama per protestat e sotme, jane interesa serbo-ruse ato qe duan destabilizimin e vendit.

 

Ne te vertete si dje, si sot, jane interesat e pushtetit dhe politikes sone kriminale, qe bombarduan Shqiperine dhe masakruan jetet e shqiptareve te pafajshem. Prandaj sot, as kryeministri ne detyre, as ish-kryeministri qe nuk njihte baxhanakun, as presidenti qe nuk le event “patriotik” pa dekoruar, as rilindasit e Rames, as PD-ja e Bashes, as Foltorja e Berishes, nuk e thane qofte nje fjale te vetme per viktimat e pafajshme te krimeve te tyre te luftes…Harrojne pushtetaret, harrojne politikanet, por nuk harron toka e atdheut, qe mban brenda kufomat e krimeve te tyre…”, shkruan më tej Artan Hoxha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...