Rama mbledh pensionistët: Po bëjmë atë që nuk e ka bërë asnjë …

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim me pensionistë, të cilëve iu ka prezantuar paketën e rezistencës sociale.

 

“Lufta me bomba, me plumba, me shperngulje nga shtëpitë, zhvillohet në Ukrainë, por efektin e saj e ka pasur të menjëhershëm kudo në Europë dhe në botë me çmimet, dhe kanë krijuar njëlloj paniku në momentet e para, dhe kanë detyruar qeveritë që të reagojnë.

 

Unë doja të nënvizoja faktin se lufta ka ndikuar në të gjitha çmimet, ndërkohë që kriza më e madhe hëpërhë, është një krizë që ka nisur përpara luftës. Ka qenë pjesë e skenarit të luftës nga ana e Rusisë, për të trubulluar ujërat e furnizimit me energjinë. Kjo afekton drejpërdrejtë ekonominë tonë, këtë sasi energjie që ne duhet të dalim në treg për ta blerë, pasi më shumë ka diell sesa re, dhe më shumë re sesa shi, në 3 vitet e fundit.

 

Ne edhe në kohën kur ka reshje të mjaftueshme, duhet të dalim në treg të lirë. Si mundemi ne që këtë krizë ta transferojmë te faturat tuaja, te faturat e pensionistëve, që do ta kishin jashtëzakonisht të rëndë këtë ndikim. Sot faktikisht kur vjen fatura në shtëpi, ajo vjen njësoj siç ishte.

 

Këtë që po bëjmë ne nuk po e bën asnjë qeveri në rajon, pasi të gjitha kanë rritur faturën e energjisë, direkt, pasi kolegët e mi më thonë që kjo që po bëjmë ne është një çmenduri financiare. Por është dhe një çmenduri më e madhe sipas nesh që këtë stres tua shtojmë shqiptarëve, pas tërmetit dhe Covid”, tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...