Produksioni nuk mbajti fjalën? Arjola thotë se nuk e mori shtëpinë?

Arjola Demiri brenda shtëpisë së Big Brother mori dhuratën më të veçantë. Ndonëse nuk mundi të shkonte në finale dhe të fitonte çmimin e madh, aktores iu dhurua një aparament.

 

Teksa kanë kaluar më shumë se 1 muaj, ajo duket se ende nuk e ka marrë shtëpinë e re. Në një intervistë për “N’majë t’gjuhës”, pas një batute të Xheraldinës, e cila e pyeti se sa metra katotrë është apartamenti, përgjigja e Arjolës duke qeshur ishte:

 

“Nuk e di akoma!”, tha ajo çfarë na lë të kuptojmë se ende nuk është futur në shtëpinë e re. Nuk dihet ende arsyet që po e vonojnë dhuratën, por fakt është qe Arjola dhe fëmijët e saj ende nuk kanë mundur të futen ne shtëpinë, që iu dhurua live në spektakël.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img