Kryetari i PD-së i kërkon Bashës të bashkëpunojë me Berishën: Ju keni korrur suksese bashkë!

Kryetari i Partisë Demokratike për degën e Krujës, Sabah Sheta, i ka kërkuar Lulzim Bashës që të bashkëpunojë me Sali Berishën për të gjetur zgjidhjen e krizës që ka “mbërthyer” PD-në.

Ai u shpreh në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve se nuk dëshiron që Basha të japë dorëheqjen, teksa shtoi se demokratët i kanë sytë nga Basha për t’i nxjerrë nga “ferri” ku kanë rënë.

“Situata është e keqe, problemi është si do e zgjidhim? Problemi fillon në 19 maj. Ju dhe Berisha keni korrur sukses kur keni qeverisur bashkë, nuk mund te gjeni një zgjidhje ju të dy? Ju jeni dy kokat që e mbani PD të ndarë, mund të na jepni një zgjidhje për demokratet?

Unë nuk jam për dorehqjen, ja ike ti, çfare zgjidh? Ju mund të zgjidhni dy grupe për të gjetur zgjidhje brenda nesh, nuk shoh zgjidhje tjetër përveç juve. Ju e nisët, ju bitiseni. Na bashkoni ne demokratët. Demokratët i kanë sy nga ju, ju mund të na nxirrni nga ky ferr”, tha Sheta.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img