“Je i pandalshëm, ti e rrite Shqipërinë”/ Studentja e nis fjalën me lavde për Ramën, protestuesit i heqin mikrofonin: Turp, provokim!

Protestuesit i kanë ndërprerë fjalën një vajze që nisi të fliste në manifestimin e zhvilluar përpara kryeministrisë.

 

Ajo tha se kryeministri Edi Rama ka merita për ngritjen e Shqipërisë, duke shtuar se ata nuk kërkojnë që ai të largohet.

 

Në këtë moment kanë reaguar protestuesit, që e kanë cilësuar si provokim fjalën e saj dhe ia kanë hequr mikrofonin nga dora, duke vijuar me linjën e tyre të diskutimeve.

 

“Mirëmbrëma të gjithëve, gëzuar ditën e verës dhe shpresoj të jeni të lumtur. Dua ti bëj një kërkesë kryeministrit.

 

Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falenderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin. Je i pa ndalshëm dhe i paprekshëm, por situatën duhet ta shohësh në syrin e një artisti që je”, u shpreh protestuesja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...