“Berisha të ikë nga PD bashkë me Bashën”, reagon ish-kryeministri: Do u lëmë blofin në dorë

Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të hënë ndodhen në Elbasan, ku po merr pjesë në panairin e Ditës së Verës.

 

Ish-lideri i PD-së është prononcuar për mediat, ku ka uruar Ditën e Verës.

 

“Uroj mbarë shqiptarët festa e ditës së verës është festa e shndërrimeve të mëdha, E Lulëzimit e shpërthimit të burime ve e çeljes së gjithçkaje të mirë. Në këtë kontekst uroj që për shqiptarët kjo ditë të sjellë ndërrim më madh që ata presin ndërrimit të narkoshtetit dhe vendosjen e shtetit ligjor. Falënderim kam për ata që kanë mbushur rrugët e sheshet e vendit për të kundërshtuar kundër një politike të pashpirt e cila përdor hijet e luftës, si falje. Për të justifikuar rritjen dramatike të pajustifikuar të çmimeve dhe produkteve më jetike të qytetarëve shqiptarë. Gëzuar këtë ditë për mbarë qytetarët”

 

Berisha u pyet nga gazetarët nëse do të sakrifikojë për idealin e PD-së, pasi deputetët demokratë kanë kërkuar largimin jo vetëm të kryedemokratit Basha, por edhe largimin e tij, si rrugëzgjidhje.

 

“Nuk po mbroj asgjë tjetër veç votës së lirë. Ka një përballje mes votës së lirë dhe blofit, por ata që bëjnë këtë do t’u lëmë blofin në dorë”, ishte përgjigja e Berishës.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img