Aktori i njohur shqiptar rrëfen të pathënat e habitshme: “I vura flakën shtëpisë së komshiut”

Aktori i njohur i emisionit të humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja ishte i ftuar në “Dola te Ola”, ku bëri një rrëfim të rrallë dhe plot humor për jetën e tij.

 

Ai tregoi se ka qenë një fëmijë i “prapë”, i cili shpeshherë ka vënë në vështirësi prindërit e tij.

 

Rezarti tregoi rastin kur ishte zënë me një djalë më të madh se ai në lagje, dhe më pas aktori së bashku me të vëllanë i vunë flakën shtëpisë së tij.

 

Rezarti ishte rreth moshës 7-8 vjeçare, dhe pas zënkës me të, shkoi te vëllai, i cili asokohe pëlqente të bënte shigjeta me hark.

 

Ata i realizuan shigjetat me hark dhe i vendosën fitila nga furnelat e asaj kohe. Veleshnja kujtoi se dy goditjet e vëllait të tij rezultuan të pasuksesshme, ndërkohë aktori kishte arritur të godiste në shenjë, duke djegur në këtë mënyrë gardhin e shtëpisë së djalit dhe kuzhinën në të cilën ndodheshin divanet, duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi.

 

Ai rrëfeu se më pas zotëria e shtëpisë kishte kapur babanë e Rezartit, i cili ia kishte mohuar duke u shprehur se çunat i kishte të mirë, por që sigurisht pasi kishte shkuar në shtëpi i kishte dhënë aktorit dënimin që meritonte pasi veprimi i tij kishte qenë sigurisht shumë i rrezikshëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...