Aktori i njohur i “Portokallisë” “shokon” me deklaratën: I vura flakën shtëpisë së komshiut

Aktori i njohur i emisionit tw humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja ishte i ftuar në “Dola te Ola”, ku bëri një rrëfim të rrallë dhe plot humor për jetën e tij.

 

Aktori tregoi se ka qenë një fëmijë i “prapë”, i cili shpeshherë ka vënë në vështirësi prindërit e tij.

 

Rezarti tregoi rastin kur ishte zënë me një djalë më të madh se ai në lagje, dhe më pas aktori së bashku me të vëllanë i vunë flakën shtëpisë së tij.

 

Rezarti ishte rreth moshës 7-8 vjeçare, dhe pas zënkës me të shkoi te vëllai, i cili asokohe pëlqente të bënte shigjeta me hark. Ata i realizuan shigjetat me hark dhe i vendosën fitila nga furnelat e asaj kohe.

 

Veleshnja kujtoi se dy goditjet e vëllait të tij rezultuan të pasuksesshme, ndërkohë aktori kishte arritur të godiste në shenjë, duke djegur në këtë mënyrë gardhin e shtëpisë së djalit dhe kuzhinën në të cilën ndodheshin divanet, duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi.

 

Ai rrëfeu se më pas zotëria e shtëpisë kishte kapur babanë e Rezartit, i cili ia kishte mohuar duke u shprehur se çunat i kishte të mirë, por që sigurisht pasi kishte shkuar në shtëpi i kishte dhënë aktorit dënimin që meritonte pasi veprimi i tij kishte qenë sigurisht shumë i rrezikshëm.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Surprizon Balina Bodinaku: Olta Gixharin e shoh fituese të Big Brother VIP

Ish-opinionistja e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku, ishte sot...

Ky eshte bashkeshorti i Diola Dostit mjeku i i njohur Kosovar. Foto

Diola Dosti është nutricionistja e njohur shqiptare, që u...