Spartak Ngjela parashikon fundin e hidhur për këtë politikan shqiptar: E ka pasur shpresën tek Putin

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar situatën e përgjakshme mes Rusisë dhe Ukrainës.

 

“Putini dhe Rusia po munden në luftë me Ukrainën”, shkruan Ngjela teksa shton se polikanët në Shqipëri po frikësoshën pasi te Putini e kanë pasur shpresën. “Kjo është koha e sotme; dhe më i trembur po duket të jetë Saliu. Ky pati shpresën që rrogozin ta shuante me zjarrfikësen e Putinit”, shkruan avokati.

 

Postimi i Ngjelës

Putini dhe Rusia po munden në luftë me Ukrainën.

 

Kurse akuza për krime kundër njerëzimit që i është ngritur Putinit po avancon.

Po në Shqipëri çfarë pritet të ndodhë?

 

Të korruptuarëve tanë po u digjet rrogozi nën vete, se te Putini e kanë pasur shpresën.

 

Kjo është koha e sotme; dhe më i trembur po duket të jetë Saliu. Ky pati shpresën që rrogozin ta shuante me zjarrfikësen e Putinit.

Keq e ka, dhe keq e kanë.

TE TJERA

spot_img