Pas situatave që kanë ndodhur Sonila Meço i drejtohet shqiptarëve: “Nuk jetohet me …”

Gazetarja Sonila Meço beson se propaganda në Shqipëri e ka kapluar fazën e parë, atë të mashtrimit të njerëzve dhe tani ka arritur në atë pikë ku njerëzit gënjejnë veten.

 

Meço kërkon reflektim nga njerëzit, që sipas saj duhet t’i bëjnë vetes disa pyetje elementare dhe të bëjnë bilanet e tyre, pasi në të kundërt janë vetëm statistikë sondazhesh dhe do i duhen dreqit vetëm një herë në katër vjet.

 

Plotësoni një pyetësor të tillë dhe përgjigjet lexojani vetes si një tekst të vetëm dhe shihni çfarë mesazhi ju del. Kështu s’ka paranojë t’ju bëjë të dyshoni se kush po bën çfarë. Ti ore ti, ç’po bën për veten….

 

A është e përballueshme jetesa?

 

Çmimet e energjisë, karburanteve, ushqimeve a i përballon dot?

 

Të del paga për shpenzimet mujore?

 

Nisi kjo histori çmimesh e varfërie me luftën në Ukrainë?

 

E di se Shqipëria ka qënë prodhuese nafte, industri që përbënte 30% të GDP?

 

A e di sa naftë vendase përdorim?

 

A e di si janë shkatërruar rafineritë e përpunimit të naftës dhe dosjet janë mbyllur për autorët?

 

A e di se Shqipëria mund të mbulojë një pjesë të mirë të tregut me prodhim vendas, por sot je ne duar vetëm të importit?

 

A e di se në Cakran psh, po të qe investuar prodhimi shkonte menjëherë në makinën tënde, me çmim shumë më të ulët se i importit?

 

A e di se sa mundësi diversifikimi energjie ka Shqipëria për të mos u varur si Europa nga gazi rus e ukrainas?

 

A e di se pak vende në Europë janë aq të përshtatshme sa Shqipëria për prodhimin e energjisë së rinovueshme?

 

A e di sa dritë dielli me potencial energjetik ka vendi?

 

A e di sa potencial natyror energjetik nga era ka në Shqipëri?

 

A e di sa burime të pasura gjeotermale ka në tokë Shqipëria?

 

A e di se tokat bujqësore kanë qasje në sasi të jashtëzakonshme të biomasës dhe se për më tepër, pyjet mbulojnë rreth 36% të territorit të vendit?

 

A e di se ky kapacitet prodhimi nëse do qe vënë në punë do të mbulonte nevojat në vend e do destinohej për eksport në Perëndim?

 

A e di se s’ke arsye të rrish me sytë nga qielli për të pritur furnizimin me energji e për të mos vuajtur çmimet e larta?

 

A e dise sistemet fotovoltaike diellore dhe turbinat e erës kushtojnë më pak sesa qymyri?

 

A e di se në një vend si yni me kaq rrezatim diellor gjatë vitit, investimet në infrastrukturën diellore termike dhe sistemet fotovoltaike do t’i shlyenin kostot e tyre brenda pak vitesh?

 

A e di çfarë pasurish ka Shqipëria dhe ti si banor i këtij vendi, pjesëtar i kësaj pasurie nuk merr asnje kacidhe prej saj?

 

A e di pse nuk bëhen, a e di se qeveria sheh miliarda të ardhura në taksa dhe ryshfete për koncesionet e pafundme e të pakërkuara që jep?

 

A e di se prodhimit vendas ushqimor i është vënë këtë vit një barrë e frikshme fiskale që nuk e ka patur kurrë më parë?

 

A e di se ndryshimet fiskale për 2022-in godasin 90% të prodhimit vendas dhe vijnë pas gati 3 vitesh të vështirë që kaloi sipërmarrja nga tërmeti dhe pandemia?

 

A e di se hamë produkte të shtrenjta importi që mund të prodhoheshin në vend me kosto shumë më të ulët e cilësi më të lartë?

 

A e di se rritja e taksave ka sjellë rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore e të bulmetit me 30%?

 

A e di se prodhimi vendas nuk subvencionohet?

 

A e di se sot Shqipëria ka “oligarkë” me para buxheti shteti (të tuat dmth) dhe importues të mëdhenj (që godasin prodhimin vendas për interes tregtar)?

 

A e di që grurin e miellin i siguron nga Rusia e Serbia dhe se vetë Shqipëria ka toka që lihen djerrë e mund të kompensonin importin?

 

A e di çfarë sjell heqja e rimbursimit për lëndët djegëse të konsumuara në serat me ngrohje, për prodhimin e produkteve industriale dhe agroindustriale, të cilat përdoren për nevoja teknologjike të prodhimit të produkteve në tulla, çimento dhe naftën bruto?

A e di se mungesa e prodhimit vendas i shtrenjton perimet e frutat me 40%?

Dhe këto të gjitha i kishim mbi shpinë para luftës, para pandemisë, para tërmetit.

Ndaj mos ler paranojën se kush flet në protestë të të zbehë arsyen e kërkesës së llogarisë, aq më tepër kur opozita në meditacion nuk do të prishë fokusin e pamendimtë ala Deepak Chopra.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...