“Më iku dashuria për fëmijët e burrin”, Sonila tregon betejën me…

Diagnostikimi me depresion i solli Sonilës një kalvar peripecish, mosnjohjen e vetes dhe humbjen e dëshirës për të jetuar.

Në këtë histori personale që ajo rrëfen në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, “Ka Një Mesazh Për Ty”, gjendja e saj shëndetësore dhe mendore nuk po përmirësohej nga kurat e mjekëve italianë, as nga kujdesi i bashkëshortit, Gazmendit. Akoma më shumë e tmerronte ideja e kthimit në Shqipëri, ku i ati kishte vdekur disa muaj më parë.

Sonila: Kur kujtoja Shqipëri, më vinte tmerr.

Ardit Gjebrea: Pse?

Sonila: Ndieja një frikë të madhe. Mendoja vetëm gjëra të këqija. Kishte raste që kujtesa ime bëhej zero dhe i thosha “ik ti në Shqipëri se nuk dua të vij, nuk mundem të vij, dua të rri në qetësi”. “Më thoshte si do të të lë unë në këtë gjendje?”

Me këmbënguljen e tij vijmë në Shqipëri. Shihja që njerëzit, si e kemi ne shqiptarët, përqafohemi dhe shtrëngohemi, unë i takoja shumë ftohtë, më iku dashuria dhe për fëmijët e mi e bashkëshortin.

Ardit Gjebrea: Nga depresioni?

Sonila: Po, e kisha dëgjuar por nuk e dija çfarë ishte.

Në ditën e tyre të largimit, Gazmendi, e merr Sonilën dhe e dërgon në një klinikë private në Vlorë. Takimi me një neurolog ishte pikërisht ai që e ktheu atë në jetë. Një kurë e re nisi të jepte rezultatet e saj që në tre javët e para duke i rikthyer buzëqeshjen dhe kujtimet Sonilës./tvklan.al

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img