“Më 1 prill rroga minimale bëhet 320 mijë lekë”, Rama publikon …

Kryeministri Edi Rama ka publikuar paketën e rezistëencës për qytetarët që të përballojnë rritjen e çmimeve, pas protestave masive.

Sipas Ramës do të derdhen 36 milion dollarë për të indeskuar pensionet. Ndërkohë ai ka shtuar se qeveria do të kompensojë me 30 mijë lekë të vjetra familjet në nevojë për të përballuar rritjen e çmimit. Kryeminstri Edi Rama po prezanton paketën me 7 pika.

1 – Do të derdhim 3.6 miliardë lekë, ose 36 mln dollarë për të indeksuar pensionet, që në pensionin e radhës së 673 542 pensionistëve

2- Për 434 mijë përfitues, do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës, që bazuar në INSTAT është 7%, ose 25 mijë lekë të vjetra plus, qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra për 3 muaj resht: për pensionistët që marrin më pak se gjysma e pagës minimale, të invaliditett, që jetojnë vetëm, personave me aftësi t kufizuar, dhe familjet në skemën e ndihmës ekonomike.

3- Mbështetja me naftë pa taksa për fermerët do të vijojë me 1.4 miliardë lekë, me një shtesë plus 5 milionë dollarësh që do të derdhet menjëherë

4- Do të mbështeten të gjithë qytetarët që përdorin transportin urban. 500 milionë lekë për të paguar diferencën e çmimit të biletës që asnjë qytetar të mos preket na rritja e çmimit të biletës.

5- E pesta do e sjellim 2 muaj përpara futjen në fuqi zerimin e taksës për pagat deri në 4oo mijë lekë dhe uljen e taksa për pagat deri në 1 milionë lekë të vjetra.

6-Në prill paga minimale 320 mijë lekë të vjetra. 7- 20 mld lekë të tjera, financimin e mburojës së çmimit të energjisë që të vazhdojë familjet dhe bizneset e vogla të paguajnë energjinë elektrike sikur s’ka ndodh asgjë.

7- Do të shtojmë me 200 milion dollar financimin e mburojës së çmimit të energjisë në mënyrë që bizneset e vogla dhe fmailjet të paguajnë sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img