Vrasësi grek ka dalë para prokurorit të çështjes për të rrë fyer krimin që kreu mbi familjen e shqiptarëve.
Ai ka thënë se shkak për këtë akt ka qenë se ata nuk i lëshonin shtëpinë, ndërkohë që kur është pyetur se pse nuk u dëgjuan fare zhurma jashtë shtëpie, ai i ka thënë prokurorit se i kishte kryer vrasjet thuajse me armë të puthitura në trupat e viktimave.
Ndërkohë, bëhet me dije se ai nuk ka folur fare në lidhje me vrasjen e dy të miturve, por i ka thënë prokurorit: “Për ata s’dua të flas, e di që për ta nuk ka falje!”.
Për dy fëmijët ka treguar se ua ka zënë frymën me anë të një qese plastmase, ndërkohë djalin e madh, Arlindin, ai e kishte ngarkuar në karrocën e njërit prej mjeteve të tij në momentin kur ka parë që dikush ka hyrë në oborr.
Policia për arrestimin
Këto janë detajet që kanë dalë nga nisja e procedimit penal ndaj autorit të në Andravida të Ilisë, ndërkohë që Policia ka mundur të gjejë edhe armën me të cilën është kryer vrasja e burrë e grua, Armandos dhe të Marias, ndërkohë që greku ka shpjeguar edhe idenë që ka pasur për të larguar trupat e pajetë nga vendii , por si duket ia ka prishur planet kthimi në shtëpi i djalit të madh të Marias.
Kryepolici rajonal i Greqisë Perëndimore ka dalë pasditen e djeshme në një konference për shtyp, ku ka dhënë pak detaje nga dëshmia e autorit të dhe ka falënderuar edhe Policinë për punën e mirë që ka bërë.
Por në daljen e tij publik Apostolos Martzaklis nuk ka folur për rrezikshmërinë që ka paraqitur ai person për shumë kohë për banorët e Andravidas, ndërkohë që mbante në banesë arsenal armësh dhe dilte e vriste qentë e lagjes për hobi me armë me silenciator.
Vrasësi pritet të dalë para gjykatës rajonale për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërkohë saktësohet se spitali i Patras ditën e sotme mund të përfundojë autopsinë e viktimave dhe më pas familjet mund të bëjnë edhe tërheqjen e trupave nga morgu, shkruan panorama.