Me mijëra qytetarë kanë dalë sot në sheshin para Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.
Aktori Florjan Binaj, një nga zërat më të fuqishëm të protestës ka nxjerrë një video, ku protestuesit kontrolloheshin me dylbi.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ai shkruan se arma e qytetarëve është fjala, ndërsa e qeverisë arroganca.
“E kupton sa shumë jemi kur na kontrollojnë me dylbi!!!
Arma më e fortë e jona është fjala dhe e vërteta, arma e qeverisë është arroganca dhe gënjeshtra…se desh harrova, edhe ata që paguhen nga taksat tona të krijojnë profile fallco dhe të mbjellin urrejtje dhe përçarje në mënyrë që këta që na vjedhin, të vazhdojnë ta bëjnë”, shkruan Binaj.