“Falë teje jemi të dështuar”/ Basha braktiset nga një tjetër demokrat

Kryetari i PD Berat, Gazment Azizi, është një tjetër emër që ka këkruar dorëheqjen e Lulzim Bashës pas dështimit të turpshëm në zgjedhjet e 6 marsit.

 

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai shkruan se të gjithë ata që besuan në kauzat e Bashës, betejat dhe sfidat e tij, janë të dështuar.

 

“Zgjedhjet e 6 marsit dëshmuan për një kapitullim pa kushte të Partisë Demokratike dhe sidomos të kryetarit të saj z.Lulzim Basha.

 

Sot PD dhe Lulzim Basha janë të braktisur ,jo vetëm nga drejtuesit e strukturave dhe anëtarësia, por edhe nga simpatizantët dhe qytetarët shqiptarë.

 

z.Lulzim Basha ,sot është koha që ju të largoheni dhe t’i hapni rrugë riorganizimit të strukturave të PD në çdo nivel!

 

Ju, dhe të gjithë ne,që besuam në kauzat tuaja, në betejat dhe sfidat e humbura ,jemi të dështuar.

 

Nëse doni të bëheni pjesë e zgjidhjes,nëse doni që demokratët të bashkohen, që Shqipëria të ketë një alternativë dhe një shpresë për të ardhmen atëherë JEPNI DORËHEQJEN!

Mjaft më!

 

Detyrimet tuaja ndaj demokratëve nuk lahen në jetë të jetëve ,kjo është më e pakta që mund të bëni për ta.

 

Largohu!

 

Rroftë PD!”

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img