Vera Grabocka bëhet për spital, situata e saj shëndetësore është jo e mirë. Alketa ka marrë…

Përplasjet e shumta nuk kanë munguar as këtë sezon në “Love Story”.

 

Ajo që u vu re është degradimi i debateve deri në pikën e dorëheqjes së opinionistëve ku nga tre vetë në panel spektakli përfundoi vetëm një opinioniste, dhe këtu i referohemi këngëtares Bleona Qerreti.

 

Situata si largimi i dy opinionistëve Robert Ailiaj dhe Jeri Lalaj në mes të sezonin nuk ka ndodhur asnjëherë në produksionet që mbajnë vulën “Grabocka”.

 

Sipas burimeve të brendshme nga Pamfleti, këtë sezon ky spektakël po menaxhohet tërësisht nga Alketa Veisiu pasi Vera Grabocka po kalon një situatë jo të mire shëndetësore.

 

Pas një dëmtimi në legen duket se regjisorja e famshme ka probleme serioze me kockat duke e patur të pamundur të paraqitet çdo ditë pranë televizionit Klan.

 

Burimet bëjnë me dije se Grabocka vjen vetëm në live-in e programit duke mënjanuar sa të mundet impenjimin në këtë produksion.

 

Nuk dihet nëse në vazhdimësi do të kemi një dorëheqje të Grabockës apo ky lajm do të mbetet brenda mureve të televizionit Klan.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img