Sa litra karburant u kushton taksave të qytetarëve, makina luksoze e Edi Ramës?/ Ish ministri “godet” kryemimnistrin

Rritja dhe abuzimi me çmimin e karburantit ka sjellë reagime të shumta ditët e fundi.

 

Kryeministri Edi Rama, ka thënë se kjo situatë vjen për shkak të luftës në Ukrainë dhe se nuk varen çmimet nga Qeveria.

 

Në vijimësi ai është justifikuar me tregun e lirë.

 

Por, sipas ish Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, Rama nuk e ka haberin se si mbushet makina me karburant, pasi kurrë në jetën e tij nuk ka shkuar të furnizojë makinën.

 

“Në fakt ai ska patur kurrë në jetën e tij një makinë të veten për familjen apo për punë. As nuk di ta ngasë makinën.

 

Ai nuk e di se si nxirren lekët për të paguar naftën te karburanti.

 

Ne presim që pikërisht ky, që se njeh këtë pjesë të jetës së përditshme, të kuptojë përse protestojnë njerëzit për naftën!!!

 

Edi Rama kujton se makinat furnizohen me naftë në FB, siç furnizon njerëzit me propagandë…

 

Ah po, ka mësuar ca marka makinash që i përdor për të intimiduar ata me të cilët kërleshet në FB”, shkruan Manjani në rrjete sociale.

 

Sipas tij, Rama akoma nuk ka dhënë shpjegime për autoveturën superluks me të cilën udhëton vetë.

 

“Sa litra karburant i kushton taksave të atyre që i paguajnë tek nafta e rritur?!!

 

Meqë përmend X5 e protestuesve, jep njëherë llogari për super XXX-et që shëtit vetë e që si paguan nga xhepi, o zotni”, përfundon reagimin Manjani./CNA

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img