“Nuk ngjall shpresë, as besueshmëri”, Salianji: Basha është problem dhe barrë për PD-në (VIDEO)

Deputeti i PD, Ervin Salianji e cilëson Lulzim Bashën problem dhe barrë të rëndë për opozitën dhe Partinë Demokratike.

 

I ftuar në ‘Zonë e Lirë’, Salianji tha se PD nuk u bë kurrë fituese me Bashën.

 

Sipas tij, pengesa kryesore e PD dhe kandidatëve të saj që të afrohen me votuesit është vetë Lulzim Basha.

 

“Opozita e përçarë nuk mund t’ia dalë. Basha kishte siglën e partisë, kishte mbështetje ndërkombëtare, kishte kandidatët më të mirë në shumicën e zonave. Kishte pjesën më të mirë të strukturës së PD. Kishte mbështetjen e grupit parlamentar dhe Lulzim Basha nuk arrit të ishte fitues. PD nuk u bë forcë fituese.

 

Lulzim Basha është problem dhe barrë për opozitën dhe PD-në. Pengesa kryesore e PD dhe kandidatëve të saj që të depërtojnë te votuesit është Lulzim Basha. Nuk më vjen mirë që e them këtë, por Lulzim Basha nuk ngjall as shpresë, as besueshmëri”, u shpreh Salianji.

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img