Një nga figurat më të rëndësishme të PS, a e gjeni dot se cila është kjo nuse?!

Arta Daden nuk e kishim parë ndonjehërë jashtë kornizave të politikanes, por në një intervistë të fundit për emisionin ‘Rudina’,, ajo ka treguar ca detaje për jetën e saj që nuk i dinim. Ndër to dje sakrificat për të veshur fustanin e bardhë.

 

Arta ka treguar se me bashkëshortin nuk ka këmbyer unaza dhe se e ka pasur shumë të vështirë të gjente fustan të bardhë.

 

“Ishin ndaluar për ato që kishin në familje anëtarë partie dhe nuk duhej të vishnin fustan të bardhë, konsiderohej si shfaqje e huaj. Nuk kemi këmbyer as unaza dhe vendosëm të vishesha.

 

Në fakt, nuk gjenim as fustan të bardhë. Është gjetur te një italiane që kishte filluar t’i sillte nga Italia. Në darkë kam veshur fustan që e kisha qepur vetë se që 12 vjeç i qepja vetë rrobat e mia.

 

Kanë qenë disa stofe të hollë kinezë që e qepa vetë për ta mbajtur. U martova pa marrë diplomën se duhej të bëja 1 vit stazh, më pas të merrja diplomën.

 

Djalin e kam lindur pas 1-2 vitesh, nuk doja që kur të mbroja diplomën të isha shtatzënë. Albi tani është 45 vjeç. Nipin e kam 25 vjeç”, tregoi Dade.

 

Ndër të tjera ish politikania ka rrëfyer edhe një situatë me producentin Esat Teliti, me të cilin kishte bashkëpunuar për festivalin e 13 të RTSH-së.

 

“Kur bëra provën për prezantim ai më tha sa e bukur je bërë dhe unë nuk i fola 4 ditë. Tani na pëlqejnë komplimentet por në atë kohë nuk ishim mësuar”, tregoi ajo.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...