Myftiu i Shkodrës reagon për rritjen e çmimeve

Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari është mjaft i ndjeshëm lidhur me ngjarjet apo zhvillimet në Shkodër dhe në Shqipëri. Herë pas here, ai publikon video, duke trajtuar çeshtje me interes të lartë për shoqërinë shqiptare.

 

Ditën e sotme, në fjalën e mbajtur në xhami, imam Muhamed Sytari ka folur mbi aktualitetin e ditëve të fundit lidhur me rritjen e çmimit të karburanteve, i cili është reflektuar në të gjithë çmimet e tjera.

 

Imam Muhamed Sytari ka evidentuar se vendi është në krizë, duke analizuar situatën aktuale. Nga ana tjetër, ai ka nënvizuar se duhet reagim përballë kësaj gjendjeje, duke ftuar qytetarët të ngrihen.

 

Prej disa ditësh, në Shkodër, Tiranë dhe në shumë qytete të tjera të vendit, po organizohen protesta popullore, duke kërkuar ndërhyrjen e shtetit për frenimin e çmimeme, duke nisur me atë të karburanteve.

 

Në jo pak raste, ka patur edhe shoqërime të protestuesve, ku edhe në Shkodër është njoftuar nga policia për 8 të shoqëruar dhe dy të tjerë të shpallur në kerkim, që të gjithë të proceduar penalisht.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...