Meta, Rama dhe Berisha bëhen “bashkë” dhe reagojnë pas…

Liderët politikë të vendit kanë reaguar pas protestës kundër rritjes së çmimeve që u mbajt jo vetëm në Tiranë, por në disa qytete të Shqipërisë.

 

Presidenti Ilir Meta bëri thirrje për qeverinë që të tregojë përgjegjësi dhe t’i përgjigjet si duhet shqetësimit qytetar, ndërsa apeloi gjithashtu që policia të tërhiqej nga dhuna apo shoqërimet në komisariat të cilat janë të pajustifikuara.

 

“I bëj thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët, të cilët prej ditësh po protestojnë, në mbarë vendin, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore. Policisë së Shtetit i tërheq vëmendjen për t’u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara,” – shkroi Meta.

 

Ndërkohë Rama akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta si organizatorë të fshehtë, duke theksuar se protestuesit nuk përfaqësojnë popullin.

 

“Për kë e njeh dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur, këto protesta janë një përpjeke e ulët e të të njëjtave hije të së shkuarës, për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën! Ky nuk është populli, po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës”, shkroi Rama.

Ndërkohë edhe ish-kryeministri Sali Berisha postoi në Facebook-un e tij një video ku duken forca të shumta policie duke ndërhyrë në një turmë njerëzish të cilët po protestonin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...