Flor Binaj thirrje politikanëve: Nuk ju duam në protestë, prej jush …

Aktori Florjan Binaj i cili ka qenë aktiv që prej ditës së parë në protestën e organizuar në Tiranë nga ana e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore, i ka bërë thirrje politikës të qëndrojë larg.

 

Përmes një postimi në Instagram, Binaj kërkon që politikanët, qeveritarët dhe ish qeveritarët e çdo lloj ngjyre të rrinë larg protestës së shqiptarëve, pasi për gjendjen në të cilën sot ndodhet vendi vjen dhe për shkak të tyre.

 

Sipas tij kjo protestë ka vetëm ngjyra kuq e zi, dhe u përket vetëm qytetarëve të ndershëm, dhe jo atyre që e kanë dëmtuar këtë vend prej vitesh.

 

Në protestat në Tiranë, por edhe në rrethe gjatë këtyre ditëve është vënë re edhe prania e deputetëve, të cilët në disa raste edhe kanë përplasur me policinë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...