Sipas Lira Gjikës ky është gabimi më i madh që bëjnë prindërit kur divorcohen

Nga Lira Gjika/ Kur prindërit divorcohen

Dy individë, që dikur i patën besuar veten njëri-tjetrit, ndërtuan intimitet, përjetuan çaste të papërsëritshme, sot gjenden si të huaj e deri armiq. “Të errësuar” nga inati apo nga ndjesia e pësimit, e viktimizimit, ata harrojnë gjithçka dhe mbi të gjitha, përgjegjësinë për fëmijën e tyre.

Kjo papërgjegjshmëri, nuk i bie në sy kurrkujt. Kjo papërgjegjshmëri, të cilën shteti mund ta sheshojë optimalisht, nëse arrin motivimet e mekanizmat e duhur, vazhdon të jetë një plagë që gjymton dhe i kthen fëmijët në mjet.

Të rriturit nuk janë të aftë të dallojnë ndryshimin, ndërmjet asaj çka ndjejnë për njëri-tjetrin si burrë e grua dhe të qenit prindër të fëmijës së tyre.

Ai, fëmija, si dëshmi dhe materializim i një çasti të papërsëritshëm të jetës së tyre, nuk mund të bëjë pa ta. Ai nuk do të dijë për inatet, mllefet e tyre, për moralin, ligjin, kush e shkeli e kush jo. Ai ka nevojë dhe do nënën e babain, pavarësisht të tjerave.

Ata harrojnë se lidhja burrë-grua është e përkohshme, ndërsa ajo prind-fëmijë vazhdon edhe pas vdekjes. (marrë nga libri “Fëmijëria”).

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...