Edi Rama: Mos më thoni hajdut, më votuat 5 herë që unë të rri në pushtet

Nuk ndalet Kryeministri Edi Rama.

Ai ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale ndaj protestës së nisur në disa qytete të Shqipërisë kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe të produkteve ushqimore. Edhe pse njerëzit ishin mbledhur poshtë zyrës së tij, Rama nuk ngurroi që të shprehte se atyre që më thonë hajdut, janë hajdutë vetë.

“Kur më shan hajdut, thjesht shoh një hajdut më shumë që shan se më ka mësuar Kanti kush të shan pa prova ose e ka bërë vetë, ose është gati ta bëjë vetë”, tha Rama. Ndërsa ai theksoi se thirrja e tij për bashkim nuk ka qenë sa për t’u hedhur hi syve.

“Në jetën time kurrë nuk ia kam futur dorën në xhepin e askujt. Ne nuk i plotësojmë të gjitha kërkesat për energji dhe naftë. Nuk janë problem as ulërimat dhe as sharjet.

Fakti ne e shesim energjinë në kohën me shi, ose duhet ta shesim ose ta hedhim, se energjia nuk mbahet as në në dollap e as në frigorifer.

Në verë e blejmë shtrenjtë se ne nuk kemi rreshje në nivelin hidrocentralin elektrik. Ndaj po e ndërtojmë depozitimin e ujit të tepër me Skavicën, që ta depozitojmë dhe ta kemi në kohën e thatësirë”, tha Rama.

Më tej kryeministri iu përgjigj edhe deklaratave në protestë se duhet të largohet nga qeveria. “Populli foli në 6 bashki dhe më tha 5 herë më tha të rri”, u shpreh ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...