Dëgjoni mjekun: “Dieta mrekullibërëse”, kështu i dobësova gratë 12 kg për 1 muaj

Nëse shumica e femrave, por jo vetëm tentojnë të heqin sa më parë kilet e tepërta dhe nuk ia dalin mbanë, një prej mjekëve popullor shqiptar, Ylli Merja thotë se kjo nuk është më një problem.

 

Kështu ai nënvizon faktin se shumica e grave tani në stinën e verës kërkojnë të kenë linja sa më të bukrua për t’i ekspozuar në plazh dhe me këshillën që ato gra kanë ndjekur prej tij, ia kanë dalë mbanë.

 

“Një dietë mund të funksionojë, lerë çfarë thonë se dietat janë humbje kohe. Mua më kanë thënë se me planin ushqimor që u kam këshilluar, kanë rënë 12 kg për afro 30 ditë”, thotë Ylli Merja, i cili tashmë njihet si një nga mjekët popullor më të dashur për publikun.Në këtë pikë, mjeku kërkon të theksojë faktin se ai plani i tij ushqimor është i ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk i shkakton asnjë efekt anësor trupit, pasi dihet se dietat në disa raste nuk kanë efekte pozitive për trupin e njeriut.

 

“Jemi në stinën e verës ndaj dhe ju duhet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime, ndaj dhe kjo dietë që do t’ju tregoj ka si bazë kryesore vetëm produktet që ju i gjeni në stinën e tanishme”, thotë Merja.Prandaj dhe sot në këtë artikull ne kemi vendosur të ndjekim të gjithë rekomandimet që jep mjeku dhe garancinë e tij për elim.inimin e kileve të tepërta, ndaj dhe do t’ju tregojmë për dietën e tij, të cilën ai si me shaka e quan “Dieta e Ç.mendurisë”.

 

Plani ushqimor që ju duhet të ndiqni për 7 ditë.

Plani i të hënës:

Mëngjesi: 1 banane, 1 mollë jeshile, 1 kafe pa sheqer

Dreka: 2 gota të vaktë me ujë, 1 sallatë jeshile.

Darka: 1 vezë të zier, 1 banane

 

Plani i të martës:

Mëngjesi: 1 banane, 1 kafe pa sheqer, 1 fetë buke të thekur

Dreka: 2 gota të vaktë me ujë, 1 supë me perime

Darka: 2 vezë të ziera

 

Plani i të mërkurës:

Mëngjesi: 1 kafe pa sheqer, 1 vezë e zier

Dreka: 100gr mish pule, 1 supë me perime të stinës

Darka: 1 banane, 1 gotë me ujë të vakët

 

Plani i të enjtes:

Mëngjesi: 1 kafe pa sheqer, 1 mollë jeshile

Dreka: 100gr mish i kuq, 1 sallatë jeshile

Darka: 1 vezë e zier, gjysmë molle jeshile

 

Plani i të premtes:

Mëngjesi: 1 kafe pa sheqer, 1 fetë buke të thekur

Dreka: 2 vezë të ziera, 1 banane

Darka: 1 mollë jeshile, 10 kokrra bajame pa kripë

 

Plani i të shtunës:

Mëngjesi: 1 kafe pa sheqer, 1 mollë jeshile

Dreka: 1 fetë bukë të thekur, 1 supë me perime

Darka: 2 gota të vaktë me ujë, 1 banane ose 1 karrotë e zier.

 

Plani i të dielës:

Mëngjesi: 1 kafe pa sheqer, 1 banane ose pak rrush

Dreka: 100 gr mish pule, 1 gotë me lëng limoni

Darka: 1 supë me perime, 1 mollë jeshile

 

Pasi ta keni mësuar përmendësh planin ushqimor të rekomanduar prej tij, mjeku kërkon t’ju njoftojë se ju duhet për të paktën 3-4 javë ta zbatoni këtë dietë, por pas 4 javëve ju duhet të ndaloni dhe duhet të shikoni ndryshimet trupore.

 

Duke e zbatuar me korrektësi këtë plan ushqimor, trupi juaj do të pasurohet me proteina dhe të gjitha lëndët ushqyese dhe në të njëjtën kohë do të lirohet nga ato lëndë që nuk ju hyjnë në punë.

 

Kujdes! Mos lini pas dore aktivitetin fizik, pasi një ecje gjysmë ore në ditë i bën “mrekulli” shëndetit tuaj në misionin e heqjes së kileve shtesë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...