A flet më me Bashën? Përgjigjet Sali Berisha dhe i dërgon mesazh kryedemokratit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me situatën brenda PD dhe në raport me kryedemokratin Lulzim Basha.

 

Në emisionin “Opinion”, Berisha tha se ka kontakte me demokratët, por jo me Bashën për të cilin tha se ka kaluar çdo vijë të kuqe.

 

Ish-kryeministri tha se Basha e ka rrugën e hapur që të garojë përsëri për kryetar partie në garën që sipas tij, do të hapet pas Kuvendin Kombëtar më 30 prill.

 

Pjesë nga intervista

A do të ndërmerrnit një nismë të takonit Bashën për të gjetur një zgjidhje?

 

Në po vendosim kontakte dhe jam i hapur…

 

Përfshirë dhe Z.Basha?

 

Jo, nuk kam ndonjë kontakt me Bashën. Basha ka tejkaluar çdo vije të kuqe dhe limit në qëndrimin ndaj PD dhe vetes së tij. Në rast se Basha e ndien se mund të marrë pjesë në garë që do hapet për të gjitha forumet e ardhme ai nuk është i përjashtuar, ne nuk përjashtojmë. ai ka përjashtuar, ne jo. Ai e ka rrugën e hapur. Ai bën zgjedhjen e tij, ne jemi të hapur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...