U befasua nga ajo që i tha e ftuara, moderatorja e Top Channel nuk i mban dot lotët ‘live’ në emision (video)

Bieta Sulo nuk është përmbajtur. Flasim për moderatoren e emisionit shqiptar “Ftesë në 5” e cila sot është përlotur gjatë emisionit live.

 

Ajo ka pas të ftuar në një lidhje direkte, Lesia Fylymanovin vajzën nga Ukraina e cila u martua në kohën e fundit, aspak normale në vendin e saj.

 

Lesia ka rrëfyer me plot emocione përgatitjet e martesës në kohë kur shteti saj po përballet me a gresionin rus që nga mëngjesi i 24 shkurtit.

 

Ajo tregoi se ishin miqtë ata që ndihmuan që të gjente një vello dhe të bënte pak make up, ndërkohë që në trup mbante veshur rroba ushtarake.

 

Derisa Lesia është duke qëndruar krah të shoqit në Kiev, vajza e tyre është zhvendosur në tjetër qytet për arsye sigurie.

 

E prekur shumë nga ky fakt, Lesia nuk i mbajti dot lotët gjatë intervistës, duke përlotur kështu edhe vetë moderatoren, Bieta Sulo.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...