“M’i këputi të dyja këmbët”, polici i pirë e përplasi dhe u largua nga vendngjarja

Emisioni “Stop” ka shkuar në spital për një intervistë të pazakontë. Edison Kumrija është i shtruar për shkak të një aksidenti në Durrës në Qershor të vitit të shkuar dhe ka këputur këmbët. Ai tregon se makina ishte e shokut të tij.

 

Në momentin që po i ndërroheshin llambat, shoku i ka thënë që po vinte një makinë me shpejtësi, por ai nuk pati kohë të kthente kokën pasi u përplas direkt. Edisoni thotë se ra në tokë dhe ai që e përplasi, u largua. Ky person ishte punonjës policie.

 

Edison Kumrija: Nga ajo që më ka ndodhur mua, ka qenë shumë e trishtë. Ne kemi qenë duke pirë kafe. Në momentin që kemi mbaruar së konsumuari kafen, kemi dalë nga lokali. Pastaj ka ardhur një shok me makinë indjetro dhe u parkua aty dhe tha: A mund të ma ndërrosh pak llambën?

 

Gazetarja: Makina nuk ishte e jota?

Edison Kumrija: Jo, makina nuk ishte e imja. Në momentin që kam nisur të ndërroja llambën ishte duke ardhur një makinë me shpejtësi, “Benz” mesa di dhe në momentin që po ndërroja llambën më thotë ky shoku: Është duke ardhur një makinë me shpejtësi. Në momentin që doja të ktheja kokën për të parë, nuk arrita të ktheja kokën, vetëm kur e pashë kokën mbi kofkën e makinës, m’i këputi të dyja këmbët.

 

I ka futur indjetro, kam rënë në kokë. Në momentin që kam rënë në tokë, i ka futur të parin dhe ka ikur, nuk ka ndaluar. Ky ishte një punonjës policie.

 

Që në Qershor e deri tani jam në spital. Kam bërë shumë ndërhyrje, do të bëj sërish. Doktorët më kanë dhënë shpresë, por duhen shumë para. Jemi mbytur në borxhe dhe nuk e di… Dua një shpresë për jetën, një ndihmë të vogël që ta kaloj dhe këtë situatë sepse prindërit i kam pleq, mamin e kam invalide dhe babin pensionist. Ju bëj thirrje të gjithëve që të më ndihmojnë sadopak sepse nuk kam më mundësi. Sadopak, aq ndihmë e madhe do të jetë për mua në mënyrë që të ngrihem prapë dhe të kem mundësi që të eci sërish.

 

Paulin Pjetërgjoka, drejtuesi i mjetit “Benz” prej vitesh ka qenë një punonjës policie, tashmë për shkka të hetimeve, ky punonjës është pezulluar. Ndërkohë, eksperti Shpëtim Xhetani ka përdorur shpesh në ekspertizë se në rrugë nuk ka patur ndriçim të plotë, por aty duket se një makinë ka ndaluar. Nga procesverbali i mbajtur nga OPGJ thuhet se Paulin Pjetërgjoka ka qenë nën ndikimin e alkoolit, ku matja pas tre orësh ka treguar nivelin e alkoolit 0.81mg/litër.

 

Gjithashtu rruga është interurbane dytësore dhe shpejtësia e lejuar është 40km/h, ndërkohë që drejtuesi ka qenë me shpejtësi 50km/h. Edhe pse Edisoni është duke luftuar për jetën, sipas ekspertizës thuhet, se Paulin Pjetërgjoka mund të gjykohet për alkoolin dhe shpejtësinë, por jo për dëmin e shkaktuar pasi fajtor ka dalë Edisoni. Në këtë mënyrë është favorizuar punonjësi i policië, që as nuk ka ndaluar pas aksidentit.

 

Biseda telefonike me ekspertin:

Ti nuk e ke idenë se nuk ka fare ndriçim në rrugë?

 

Eksperti: Aty tek këqyrja nuk thoshte që ka ndriçm…tek këqyrja e vendit të ngjarjes…

 

Po aty nuk janë marrë në akt-ekspertizë as tabelat, as si ka qenë vendngjarja, as nuk është parë për punën e ndriçimit që unë i kam me prova, as ti nuk ke qenë vetë fare kur ke bërë dokumentat.

 

Eksperti: Nuk kam qenë, thashë që i jam referuar vetëm dosjes, dokumetave që kanë qenë në dosje./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...