“Do jepni dorëheqjen?”/ Basha çudit me përgjigjen: Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time

Pas disfatës kolosale të pësuar në zgjedhjet e pjesshme lokale, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për herë të parë për mediet.

Basha tha se shumë qytetarët e braktisën procesin e votimin, teksa e cilësoi 6 marsin anomalinë e anomalive. Sipas Bashës shumica e qytetarëve që nuk kanë votuar kanë qenë mbështetës të PD.

“Me mospjesëmarrje të madhe votues të mitë, e braktisën se nuk kishte asnjë garanci shtesë. S’jam këtu për të debatuar me ju. E ka sqaruar Tabaku dje se aleanca e non gratave kërcënoi komisionerët vendas. Ne kemi denoncuar në SPAK 3 denoncime për Shkodrën, Dibrën dhe Rrogozhinën.

Pra njerëzit e kuptojnë mirë që republika ka arritur në një pikë të papranueshme, e tregoi me mospjesëmarrje dhe elektorati. Na takon edhe ne të bëjmë reflektim të thellë”,-tha Basha.

Por ajo që çuditi më shumë se pretendimi që të gjithë ata që nuk votuan ishin pro PD-së, ishte përgjigja që kryetari i Partisë Demokratike dha kur u pyet nëse do të jepte dorëheqjen pasi po humbet edhe Shkodrën. Plot siguri, Basha tha se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...