“Nuk ju thoja dot që s’fjeta me gruan”, Iliri rrëfehet: Kam mbajtur gjarprin në gji

Përballë babait të tij, Luftarit, Iliri tregon anën e tij të ngjarjes në “Shihemi në Gjyq”.

 

Ai pranon se babai i tij ka financuar shkollimin, jetesën dhe vendimet e tij, madje edhe shkollimin e bashkëshortes së Ilirit. Në këtë pjesë të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan ai shpjegon disa detaje që nuk ia ka bërë të ditura familjes së tij nga marrëdhënia me bashkëshorten.

 

Luftar: I rrihte zemra babait pa folur?

 

Ilir: Baba, ti ke të drejtë, ore, po çfarë të bëj?

 

Luftar: Ku do ta gjej të drejtën unë te ti?

 

Ilir: Do ta zgjidh unë? Dy rrugë kam: o të vete burgjeve, o të hidhem nga kalaja.

 

Luftar: Pse more të arrish deri atje? Kush të detyroi?

 

Ilir: Kështu erdhi situata sepse kam mbajtur një gjarpër këtu në gji.

 

Luftar: Pse arrite deri atje, pse nuk na kishe thënë e kam hallin këtu?

 

Ilir: Nuk mund t’iu thoja “alo babi, unë mbrëmë fjeta me gruan, parmbrëmë nuk fjeta me gruan”. Probleme çdo çift ka.

 

Luftar: Këto që thua ti nuk ishin probleme madhore, por kishe probleme familjare.

 

Ilir: Famijare janë, por mendoja se ajo do kthente. Sado e shtrembër të jetë do dalë një rrugë e drejtë para. Pas shiut del dielli, por më ra breshër.

 

Pasi nuk ndoqi këshillën e babait, Iliri tregon se së bashku me gruan, e braktisën universitetin dhe lindën një fëmijë në vitin 2012. Luftari i ndihmonte me çdo shpenzim sepse paga e Ilririt si kamarier nuk mjaftonte. Në familjen e tij kishte probleme për të cilat nuk iu tregonte, derisa gjendja u rëndua së tepërmi./tvklan.al

TE TJERA

spot_img