‘’Është djallëzor dhe i poshtër’’/ Arjan Konomi shpërthen ndaj konkurentit pas largimit të tij nga emisioni

Gjatë puntatës së djeshme në “Për’puthen Prime”, Laureta Zyba dhe Melik Balikci patën një përballje mes njëri-tjetrit për të sqaruar debatin që kishte ndodhur midis tyre.

 

Teksa ishin duke u sqaruar me tone të ashpra, në një moment Meliku tërhoqi deklaratën për Laurtën dhe vendosi të largohej përfundimisht nga programi. Pas largimit të tij, shpërthyen komentet negative në studio ndaj Melikut pasi në bisedë e sipër me Lauretën, ai u shpreh se nuk kishte asgjë të keqe që gruaja t’i lante këmbët.

 

‘’Është djallëzor ai lloj njeriu kuptoi tër atmosferën aty, pozitën që e vuri Laureta, kritikat që do merrte nga mua po njëherë, besoj nga të tjerët i ndjeu apo edhe nga shokët dhe vajza këtu. Iku për të shmangur këtë pjesë. Është një veprim tinzar, djallëzor dhe deri diku i poshtër, ‘’ ka deklaruar Arjani pas largimit të Melikut nga studio.

Sakaq, nga ana tjetër ka ardhur edhe reagimi i konkurrentit duke thënë se nuk e ka pasur për keq kur ka thënë se nuk ka asgjë të keqe që gruaja të laj këmbët e burrit.

 

‘’Faleminderit publikut që kanë aftësi se e kanë kuptuar që nuk e kam patur për të keq dhe e kanë kuptuar që ajo cila kam dashur të them ‘ca të keqe ka të laj gruaja këmbët e burrit’ tregon respekt ashtu siç mund të laj burri këmbën e gruas. Sa për pjesën e vajzës që ka thënë të pij lëngun, nuk e kam dëgjuar qartë pasi sepse kemi qënë duke folur të dy njëkohësisht.

 

Nuk e kam patur as tek mentaliteti, as tek lëngu siç e marrin disa njerëx ashtu siç e duan. Nëse unë kam respekt dhe dashuri për gruan time po more vëlla do i laj dhe këmbët e gruas. Se çfarë mendon injoranaca s’më intereson’’, ka shkruar në një postim Meliku në Instagram.

Ndërkohë, konkurrenti i ka kthyer përgjigje edhe opinionistit të programit, Arian Konomi kur e quajti largimin e tij djallëzor dhe tinzar.

 

‘’Edhe diçka Arjan Konomi se do isha aty dhe do tregoje vendin apo mund të dilje nga vetja, bujrum mund të dilje. Por respektin që kam sado ke dashur dhe më ke kritikuar për historinë time dhe ke dhënë opinionin tënd siç e ke menduar, unë përsëri për respektin që kam për ty, nuk kam treguar reagim dhe kam heshtur, jam përmbajtur për të mos dalur nga vetja sepse mund t’ju kthej përgjigjen aq bukur saqë mund të kafshonit edhe gishtin tuaj. Për më shumë sqarim do jem në momentin e duhur.

 

Dhe e fundit kam treagur djallëzi thatë. Jo, djallëzinë e kam lënë juve si opinionist. Unë s’kam nevojë për të treguar djallëzi askujt, mënyra ime sesi u largova pa i dhënë shpjegim është vetëm koha e duhur dhe momenti i duhur kështu që… ‘’, ka përmbyllur Meliku.

 

Pjesë nga debati:

Laureta: Dhe pjesa e Çiljetes, ajo që më ka ndikuar më së shumti, se kur u fut Çiljeta më ke thënë se e njeh familjarisht. Te kjo pjesë dakord e njeh. Por unë asnjëherë nuk i kam thënë një shokut tikm që e tradhëtove të dashurën, po e bën më të dashurën, po të isha unë nuk do deklaroheshe.Përkundrazi, ku është Laureta dhe çfarë kërkon ti pa Lauretën? Ti s’i m’u ktheve mua? Kush je ti? Isha une ajo që të mora, të vendosa te rreshti i parë, dhe të dhashë të gjithë vëmendjen në maksimum. U spostova nga çunat sebet teje sepse ti je bërë xheloz duke thënë që kjo është nusja.

 

Meliku: Në emision ke thënë që je i dashuruar i shekullit. I dashuruar nuk jam se kam dhënë një deklaratë nuk do të thotë se jam i dashururar. Thjesht kam një pëlqim dhe dua të njoh vetëm ty e para kjo. E dyta, pjesa kur produksioni na ftoi në darkë, tregoi një farë respekti konkurenteve dhe na fton për një darkë, pse mos të shkoj dhe unë…

 

Laureta: Ti nuk më ke vlerësuar në asnjë momenti siç të kam vlerësuar unë ty. Dhe ti e di shumë mirë si të kam vlerësuar. Unë tashi nuk do të laj këmbët dhe të pij ujin.

 

Meliku: Dhe do ta bësh, pse është turp?

Laureta: Jo. Nuk është turp, por nuk kemi arritur në atë pikë.

 

TE TJERA

spot_img