Ndryshojnë rregullat! Greqia merr vendimin e fundit për kufijtë e saj, nga 15 marsi

Duke filluar nga 15 marsi, formulari PLF nuk do të jetë më i detyrueshëm për hyrjet në Greqi. Lajmin e bën të ditur ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

 

Po ashtu njoftohet se nga data 5 mars, do të rritet edhe kapaciteti i pasagjerëve për autobusët turistikë nga 85% në 100%.

 

Rregullat që mbeten në fuqi

Udhëtarët, të cilët disponojnë certifikatën evropiane digjitale Covid-19 (European Union Digital Covid Certificate, EUDCC) ose certifikatë vaksinimi (certifikata hyn në fuqi 14 ditë pas vaksinimit të plotë dhe është e vlefshme jo më shumë se 9 muaj kurse për ata që kanë bërë dozën përforcuese nuk ka një afat kohor) ose certifikatë diagnoze pozitive (hyn në fuqi pas 14 ditësh dhe është e vlefshme per 180 ditë), lejohen tashmë të hyjnë në Greqi pa kërkesën e një testi PCR ose një testi të shpejtë (rapid).

 

Udhëtarët, të cilët nuk disponojnë një certifikatë vaksinimi ose diagnoze janë të detyruar të paraqesin:

 

1. Test negativ PCR COVID-19, të kryer brenda (72) orëve të fundit para mbërritjes së tyre në Greqi nga laboratorët e vendit të origjinës ose transit. OSE

 

2. Test negativ të shpejtë (rapid test),të kryer brenda 24 orëve të fundit përpara mbërritjes së tyre në Greqi. Testet duhet të jenë kryer nga laboratorë publik ose laboratorë privatë, që janë certifikuar nga autoriteti kombëtar kompetent i certifikimit. Certifikata e testit duhet të jetë në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht dhe duhet të përfshijë emrin e personit, siç është në pasaportë.

 

Nga data 5 mars 2022, do të rritet kapaciteti i pasagjerëve për autobusat turistikë nga 85% në 100%.

 

Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Pjesmarrja në Kënga Magjike, flet Irma Libohova: Nuk kam hyrë për…

Irma Libohova ishte e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ ku foli për këngën me të cilën merr pjesë në ‘Këngën Magjike’ këtë vit.   Kënga “E...

“Kënga Magjike 2022”, triumfon Marsela Çibukaj!

Marsela Çibukaj është fituesja e edicionit të 23-të të festivalit “Kënga Magjike” në Tv Klan. Pirro Çako i dorëzoi kupën triumfueses, e cila konkurroi...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME