Biznesmeni i njohur denoncon skandalin me ‘Raiffeisen Bank’: Dikur më nxori në ..

Sipërmarrësi i njohur, Gjergj Luca ka denoncuar bankën ‘Raiffeisen Bank’, e cila sipas tij jo vetëm tallet me klientët, por abuzon duke mos u dhënë paratë në kohë.

 

Në një video që ka postuar në rrjetet sociale, Luca, i cili shfaqet përballë godinës së një filiali të kësaj banke, denoncon se nuk i japin një shumë parash të ardhura nga Japonia në adresë të llogarisë së tij që prej të hënën.

 

Biznesmeni thotë se pasi ka refuzuar kursin e tyre me diferenca të mëdha, banka vazhdon t’i heqë të drejtën për të marrë paratë, që siç detajon në video, i duhet për të bërë pagesa të tjera për punëtorët e kompanisë, për të shlyer detyrimet etj.

 

Në këto kushte, Luca u bën thirrje të gjithë biznesmenëve që të jenë të kujdesshëm kur nënshkruajnë kontratat me banka të tilla, pasi kur të jenë në vështirësi nuk e kanë problem t’i nxjerrin nga bizneset apo shtëpitë e tyre.

 

 

Denoncimi i plotë i Lucës:

 

Kam qenë klient i kësaj banke para disa vitesh dhe kam financuar dy anije peshkimi. Pasi erdhën anijet u përballa me probleme me administratën e shtetit që ishin të pakapërcyeshme për mua. Shkova në bankë dhe kërkova takim me drejtorin e bankës, dhe u thashë se jam në vështirësi jo për fajin tim por nga administrata dhe u kërkova ndihmë.

 

Ky njeri më tha nuk kam arsye. I thashë se kërkoj të bëj biznes bashkërisht dhe ju ta financoni dhe u shpërfaqa ëndrrën time që kam përkthyer në një projekt të cilin me ekspertët e bankës tuaj e kanë aprovuar, por nuk po ecën sepse administrata e shtetit është bërë barrikadë me korrupsionin e saj dhe nuk do të lejojë njerëzit që janë korrekt me taksat por privilegjon korrupsionin.

 

Kërkova asokohe të shkoja te kryeministri i asaj kohe bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Raiffeisen dhe ti kërkonim ndihmë për të zhbllokuar që të vijonim projektin.

 

Nuk e mori mundimin njeri që të përballej me administratën e shtetit nga kjo bankë dhe më nxorën në ‘black list’ dhe tre vjet s’ma hapi derën asnjë bankë.

 

Tani është hera e dytë që përballem me një transfertë që po më vjen nga Japonia dhe më ka ardhur pagesa e mallit që kam shitur atje.

 

Kjo pagesë e vonuar nga unë këtë herë krijo probleme në sistemin tim. Një orë më duket një javë apo një muaj., Këto lekë kanë ardhur që të hënën. Shkova te kjo bankë që ‘yen-in’ të ma kthejnë në euro dhe më dhanë një kurs me 400 mijë euro. Më pas më dhanë një kurs tjetër me 180 mijë euro diferencë me kursin ndërkombëtar.

 

Më pas kërkova që këto ‘yen’ të shkojnë në bankën time Intesa. Më dhanë kursin e fundit me 18-20 mijë euro,por refuzova dhe kërkova që të më transferohen ‘yen’ në thesar. Deri sot unë pres lekët e mia për të paguar kredinë te banka tjetër, punëtorët, korrentin, gazin… dhe kjo bankë tallet me mua duke më mbajtë lekët e mia që ti shfrytëzojnë.

 

Kjo është e turpshme. I bëj thirrje Bankës Shqiptare që të marrë masa e të na mbrojmë ne që punojmë, furnizojmë buxhetin e shtetit. I drejtohem biznesit që hapni sytë me kontratat që bëni me banka se kontratat janë ëndrrat tuaja që këta zotërinjtë ua aprovojnë, dhe kur jeni në vështirësi nuk janë partnerët tuaj, por e kanë kollaj tju nxjerrin nga biznesi dhe shtëpitë.

TE TJERA

spot_img