Shoqe për kokë paskan qënë…/ “Nuk i kam numrin e telefonit”, a flasin sot dy shoqet e ngushta të BBV

Pas daljes nga Big Brother Vip, raporti i Arjolës dhe Monikës është komentuar shumë sepse brenda shtëpisë dy vajzat ishin shumë të afërta me njëra tjetrën.

Në mbrëmjet post BBV, reagimet e Arjolës kur Monika i shprehte dashurinë ishin, le të themi “të çuditshme”. Ajo nuk buzëqeshi aspak, madje u duk deri diku e bezdisur.

E ftuar të mërkurën në “Goca dhe Gra”, Arjola tha se marrëdhënia me Monikën është shumë e mirë, madje ato e kishin lënë të dilnin për të drekuar vetëm në mënyrë që të flisnin gjatë.

Ngacmimi i Dalina Buzit, duket sikur provoi se në fakt ka një krisje. “Po ta marrësh ti tani në telefon e ngre ajo, thotë zemra shpirti?” e pyeti Dalina, ndërsa Arjola me të qeshura u përgjigj se nuk e kishte numrin.

“Telefonin nuk e kam pasur 3-4 ditë sepse e kam pasur dhe numrin e prishur. Jemi shkruar në Instagram, jemi përshëndetur,” tregoi Arjola dhe ne na mbetet të të besojmë çfarë tha aktorja.

Ndërkaq, edhe Monika në çdo dalje të sajën publike ka pohuar se midis saj dhe Arjolës vazhdon po e njëjta marrëdhënie e ngushtë dhe nuk ka asgjë të vërtetë në krisjen për të cilën përflitet.

TE TJERA

spot_img