“Para 13 vitesh më kërkoje të të… ”, Meridiani i kthehet sërish Balinës

Mbrëmjen e së martës është transmetuar ‘prime’ e tretë dhe e fundit e Post Big Brother VIP. Në këto puntata janë diskutuar ngjarje të ndryshme të ndodhura brenda shtëpisë.

 

Nga debatet e thjeshta në studio u rikthye edhe një debat i shkuar mes opinionistes Balina Bodinaku dhe Meridianit. Teksa opinionistja Balina nuk pranon të ketë një njohje jashtë me Meridianin, ky i fundit ka një variant tjetër.

 

Ai i kujton një takim të para 13 viteve, ku të dy kanë folur për një bashkëpunim. Balina më pas pranoi se kanë pirë një kafe ku Meridiani i ka kërkuar një sponsorizim dhe përveç kësaj asgjë më shumë.

 

“Më ke kërkuar një herë një sponsorizim meqë kam qenë në një pozicion që mund të ofroja një sponsorizim dhe ky kontakt nuk ka qenë i vetmi kontakt i yni”.

 

“Pse? Sepse unë të kam parë vizualisht te lokali ku unë vija në atë kohë. Këtu të bën përshtypje, ndërsa ai 20 vjeçari i Tokes për Ilirin s’të bëri përshtypje”.

 

Me këto fjali, Medidiani foli duke rikujtuar skenat e ndodhura mes Ilirit dhe Tokes brenda shtëpisë. Por Balina e ndërpreu debatin pasi tha se nuk ka ardhur të diskutojë të shkuarën e saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...