“Ish-burri im nuk denjon t’ia hedhë sytë vajzës sonë”, konkurrentja e Përputhen na prek me historinë e saj

Në puntatën e sotme të Përputhen është transmetuar takimi i konkurrentes së re, Çiljetës, bashkë me Mevlanin. Gjatë takimit Mevlani interesohej më tepër për të shkuarën e Çiljetës, por ajo vendosi që ta tregojë historinë e saj në studio.

 

Ajo u shpreh se mes saj dhe ish-bashkëshortit u përfshi një person i tretë. Kjo gjë më pas çoi edhe në divorcin e tyre. Çiljeta tregoi se që pas njohjes me vajzën tjetër, ish-bashkëshorti i saj nuk e ka parë më fëmijën e tyre.

 

Pas gjithë këtyre gjërave, ajo ende e cilëson ish-bashkëshortin e saj si një person me “zemër të bardhë” dhe nuk dëshiron që ta ulë në publik, si zakonisht ndodh në të tilla raste.

 

“Ishim një familje shumë e lumtur. Ai nuk ishte shqiptar, por italian. Dhe duke ardhur nga Italia në Shqipëri, duke njohur mentalitetin e Shqipërisë, bënte shumë për të tjerët dhe normalisht as ekonomia nuk na ka munguar”, u shpreh ajo.

 

“Kjo pjesë e shkaktoi ndarjen, jeta e natës. Dikush tjetër u fut në mes. Arritëm deri në atë pikë sa as gocën nuk e shikonte dhe këtë gjë unë nuk e fal dot. Kemi arritur deri sa jemi zënë. Më vjen keq, edhe pse ndonjëherë nuk dua ta hedh poshtë”.

 

“Nuk e zë askush vendin e vet. Fëmija është gjëja më e rëndësishme në jetë, nuk mund të hidhet asnjëherë në botë. E dashura mund të ikë, por fëmija nuk mund të ikë asnjëherë”.

 

Këtë gjë e ka komentuar edhe Arjani, i cili u shpreh se ky veprim i ish-bashkëshortit të saj nuk duhet idealizuar. “Një njeri që nuk njeh fëmijën e tij, nuk mund të idealizohet. Nuk të ka faj as personi me të cilin është lidhur dhe as fëmija, mos u përpiq ta idealizosh”.

 

Çiljeta reagoi: “Ai e zgjodhi këtë situatë, por unë i dhashë leje që të shkojë. Unë jam shumë okay në momentet që kam kaluar me atë. Jam shumë krenare se si po e rris fëmijën tim. Si e shpjegon faktin që ai më merr fshehurazi?”

 

Arjani: “Se është pa karakter, pa personalitet. E përgëzoj Çiljetën për kurajën që ka, sepse po jep një mesazh të bukur për shumë vajza ose nëna që mund të jenë në një situatë si ti”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...