Arjola poston foto nga pushimet e saj luksoze: “Punoni edhe ju fort…”

Ndonëse ka më shumë se dy javë që Big Brother VIP ka mbaruar, ish-banorët janë në qendër të mediave rozë. Kjo, sepse ata dinë vërtet si të thithin vëmendje me veprimet e tyre.

 

Së fundmi, aktorja e njohur Arjola Demiri ka sjellë klikimet e të gjithëve në portale. Pse? Sepse ka shkuar me pushime në Turqi, ku duket se po kalon ca ditë vërtet argëtuese në një resort tepër luksoz.

 

Shqiptarët i kanë qejf këto lajme dhe Arjola nuk ka nguruar të ndajë edhe foto të ndryshme me ndjekësit në Instagram. Aktorja ka pozuar me një veshje plot stil dhe duket shumë mirë.

 

“Duajeni familjen tuaj, punoni shumë, jetoni pasionin tuaj”, ka shkruar Arjola, krahas fotos duke dhënë kështu edhe një mesazh kështu për të gjithë që i reagojnë nëpër foto me paksa zili për pushimet e luksit.

 

Kujtojmë që aktorja doli shumë e fituar nga eksperienca në Big Brother VIP, sepse iu dhurua një shtëpi te Kodra e Diellit në Tiranë, një nga zonat më të kërkuara në kryeqytet.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...