Xhensila Myrtezaj po argëtohet me pushimet në Bahamas, fansat kapin detajin dhe i thonë që “je shtatzënë” (foto)

Prej disa ditësh, këngëtarja, Xhensila Myrtezaj dhe aktori, Besart Kallaku, kanë shkuar me pushime në Bahamas. Sigurisht, që nuk kishte se si të mungonte edhe vajza e tyre, Ajka.

 

Familja duket se janë kënaqur pafund, madje kanë përfituar edhe nga rrezet e diellit për të shijuar edhe detin. Por në disa imazhe që Xhensila ka publikuar së fundi në Instagram, janë ngjallur dyshime për një shtatzëni të dytë.

 

Xhensila shihet të jetë e shtrirë në det bashkë me vajzën e saj, teksa Ajka është duke i shikuar barkun të ëmës. Nuk dihet nëse veprimi i vajzës së çiftit ishte e natyrshme, apo ajo po paralajmëron për diçka. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u konfirmuar.

 

Ndërkohë, përveç pushimeve Xhensila dhe Besi do të jenë të angazhuar edhe me disa koncerte në qytetet të ndryshme të Amerikës.

 

Krahas kësaj, këngëtarja nga Shqipëria mbetet aktive edhe me projekte muzikore, kënga e fundit është “Mëkati jem”, në bashkëpunim me Majk dhe Getoar Selimin.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...