Sara e Big Brother i zuri vendin si prezantuese emisioni, reagon Jona Spahiu: Nuk kam nevojë…

Programi i humorit ‘Koshere’ së fundmi ka njoftuar ndryshimet që ata do të kenë këtë sezon të ri. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tyre zyrtare të “Instagram”, ata zbuluan se nuk do të jetë më Jona Spahiu ajo që do ta prezantojë emisionin,

 

por moderatorja më e re do të jetë blogerja Sarah Berisha, së fundmi edhe pjesë e reality show-t më të komentuar të momentit “Big Brother VIP Albania”.

 

Të shumta kanë qenë reagimet lidhur me këtë lajm, ndërkohë që Sarah është shprehur mjaft entuziaste për këtë projekt të saj të ri, teksa nuk e kemi parë më parë si moderatore.

 

Mirëpo, nga ana tjetër, Jona Spahiu ka vendosur të flasë për herë të parë për largimin e saj nga emisioni. Nëpërmjet një interviste me ndjekësit e saj në “Instagram”, Jona ka zbuluar se pse nuk është më pjesë e emisionit duke thënë se ka plane të tjera në jetë e në biznes.

 

“Zgjodha mos të jem më pjesë në ‘Koshere’ sepse kam plane të tjera në jete dhe biznes. Ishte përvojë e bukur dhe argëtuese, por kaq!

 

Ky nuk do të ishte emisioni im i jetës. Faleminderit për fjalët e bukura, nuk kam nevojë të jem në TV që t’ju kem në zemër.”- ka rrëfyer ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...