Capital T qenka shumë i ri! Reperi feston ditëlindjen, miqtë e lënë gojëhapur me …

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, feston ditëlindjen. I lindur si Trim Ademi më 29 shkurt të vitit 1992, ai ka mbushur plot 30 vite jetë.

 

Me këtë rast ai është befasuar nga miqtë e tij me një ‘billboard’ të vendosur në një nga pjesët e Prishtinës. “Urime ditëlindja Capital T, me dashuri nga ekipa”, është shkruar në surprizën e realizuar nga ekipi i tij.

 

Kapo gëzon një karrierë të bujshme muzikore, me projekte shumë të suksesshme e padiskutim hite të mëdha dhe miliona klikime.

 

Ai momentalisht është në përgatitje e sipër të albumit “Heart Broken Kids”, nga i cili ka lansuar tanimë disa këngë. Ndërsa sa i përket jetës private, siç dihet deri më tani thuhet se është beqar. Capital T tregohet gjithmonë i rezervuar. Madje edhe daljet televizive, i ka të rralla, dhe zakonisht vetëm për të prezantuar projekte të reja.

 

I ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet”, me Robert Berishën, ai foli shkurt për jetën personale, planet për martesë dhe arsyen pse është kaq i rezervuar.

 

Reperi tha se është ‘single’ momentalisht, pasi sipas tij nuk është koha e duhur, sidomos për të menduar për martesë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...