TE LUFTOJMË ME ANTITRUPAT E GËZIMIT DHE BUZËQESHJES

Nga Dom Gjergj Meta

Të dashur miq,
Mos t’ju trishtohet zemra, edhe pse sot vërtetë na trishtuan shumë lajmet nga Ukraina. Evropa kishte 80 vjet pa luftë e kjo e fundit e rrezikon shumë paqen në Kontinentin e vjetër.
Megjithatë, të mos biem viktima të pesimizmit e të mos lejojmë të na rrëmbejë askush shpresën për të ardhmen.

Ajo varet shumë nga çfarë mbjellim dhe rrisim në zemrat tona. Prandaj të mos rreshtim së mbjelli paqe e mirësi përreth nesh, në familjet tona, në rrethet tona miqësore dhe shoqërore, në krahinat dhe qytetet tona. Ua kemi borxh fëmijëve dhe të rinjëve tanë e së fundmi ndërgjegjes tonë.

Mos të lejojmë të na vidhet guximi për një të nesërme më të mirë. Ajo është e mundur nëse të gjithë mundohemi, lodhemi e sakrifikojmë për të.

Trishtimi dhe dëshpërimi janë viruse që na marrin jetën. T’i luftojmë me antitrupat e gëzimit, të buzqeshjesh dhe të solidaritetit me njëri-tjetrin. Të shuajmë ato konflikte dhe luftëra “të vogla” e do të shohim se do të ndodhë edhe paqja e madhe.

Ju uroj një natë të paqtë në krahët e Hyjit që është Hyji i të gjallëve, i paqes dhe i dashurisë.
Natën e mirë!
+ d. Gjergji

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...