Sarah e BBV do jetë moderatorja më e re e spektaklit të humorit në Shqipëri

Ish banoren e BBV, tashmë do ta shohim në një projekt të ri. Bëhet fjalë për Sarah Berisha, e cila tashmë do të shihet në rolin e moderatores.

 

Sezonin e ri, spektakli i humorit në Abc News, “Kosherja” do të moderohet nga Sara. “Stafi i Kosheres njofton publikun se këtë sezon, spektakli do të ketë një moderatore të re.

 

Ne i urojmë mirëseardhjen Sarah Berishës. Gjithashtu falenderojmë moderatoren Jona Spahiu për kontributin e dhënë.”, shkruhet në postim.

 

Edhe vetë Sarah, ndonëse nuk ka treguar detaje përmes një videoje në Instastory i tregon ndjekësve se shpejt do të ndajë me ta fillimin e një projekti “emocionues” për të.

 

Dj Pm dhe Sara Berisha janë një ndër çiftet më të pëlqyer në Big BROTHER. Ata të dy në një intervistë për emisionin Shqipëria live , Top Channel kanë treguar për jetën e tyre private.

 

Të pyetur nga gazetari nëse kanë plane për martesë Sara është përgjigjur: “Po kemi, pas 100 vitesh”, duke qeshur. Pm është ndalur edhe te fakti që ata të dy janë të pandashëm nga njëri tjetri.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...