Rregulla të reja për udhëtimet drejt Italisë nga data 1 mars 2022 deri më 31 mars 2022

Ambasada e Shqipërisë në Itali ka njoftuar shqiptaret per rregullat e reja per udhetimet drejte Italise qe do te aplikohen pas dates 1 mars.

Njoftim

‼️Informojmë se në përputhje me Urdhrin e Ministrit italian të Shëndetësisë të datës 22 shkurt 2022, kushtet e hyrjes së të huajve në Itali do të ndryshojnë.Duke filluar nga data 1 mars 2022 deri më 31 mars 2022, të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët udhëtojnë nga Shqipëria në Itali, me kusht që mos shfaqin simptoma Covid-19, u mundësohet hyrja nëse plotësojnë njërin nga kushtet në vijim:

a) plotësimi i formularit specifik të lokalizimit në format dixhital, përpara hyrjes në territorin italian

(🔗https://www.euplf.eu/it/eudplf-it/index.html);

b) certifikata e vlefshme e vaksinimit të plotë; ose certifikatë tjetër që dëshmon shërimin, ose vërtetim tjetër i lëshuar nga autoritet përkatëse shëndetësore dhe i njohur si equivalent sipas masave të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë italiane dhe brenda afateve të përcaktuara nga rregulloret e BE-së në fuqi.

Në rast të mos përmbushjes së kushteve të lartpërmendura, do të aplikohet masa e karantinimit për një periudhë 5 ditore në adresën e shënuar në formularin PLF, me detyrimin që të kryhet një test molekular ose antigjenik përmes tamponit në fund të kësaj periudhe. Të miturit deri në moshën 6 vjeç, përjashtohen nga detyrimi i testit molekular ose antigjenik. Për më shumë informacion👇

https://www.gazzettaufficiale.it/eli/id/2022/02/23/22A01318/sg

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...