“Mamaja mbeti e ve, unë mbusha 17 vjeç në shtëpinë e burrit”, Redina: U ktheva te ajo me…

Redina dhe Garledina janë dy motrat që kanë ardhur të surprizojnë nënën e tyre në “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrika e emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan. Fitorja ka pasur një jetë të vështirë, me plot sakrifica si një grua e ve në moshë fare të re, me tre fëmijë për të rritur.

 

Por sot, fëmijët e saj janë në krahun e nënës së tyre, gati për ta ndihmuar e së pari, dëshirojnë ta nisin me një falenderim.

 

Redina: Deshëm t’i tregojmë asaj në njëfarë mënyre sa e veçantë është për ne dhe ta kuptojë shumë më mirë që vlen vërtet shumë.

 

Ardit Gjebrea: Çfarë ka bërë mami për ju dhe si ka qenë jeta e saj?

 

Redina: Jeta e saj ka qenë shumë e vështirë. Ajo ngeli e ve në moshën 27-vjeçare me tre fëmijë: unë 4, vëllai 7 vjeç dhe motra një e gjysmë. Është detyruar të punojë aq shumë, edhe dy punë ka bërë thjesht që ne mos ta ndienim mungesën financiare. Shumë herë është detyruar të na lërë edhe vetëm si e si që t’ia arrijë dhe vërtet ia ka arritur, ne sot jemi shumë mirë, falë saj.

 

Redina është vajza e madhe që i ra e gjithë pesha e shtëpisë mbi supe që kur ishte fëmijë. Por fati i nënës së saj u përsërit disi dhe te ajo. E martuar në moshë krejt të vogël, u detyrua të divorcohej kur lindi dy fëmijë.

 

Ardit Gjebrea: Po jeta jote si ka qenë Redina?

 

Redina: Mund të the që s’ka qenë dhe aq e suksesshme, në jetën personale bëhet fjalë. Jam e divorcuar, vij nga një martesë dhe kam dy fëmijë, një vajzë 3 vjeçe dhe një djalë, 1 vjeç e 7 muajsh.

 

Ardit Gjebrea: Si erdhi ky vendim që ti të lidheshe me dikë?

 

Redina: Ishte martesë me shkuesi.

 

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti?

 

Redina: 17 i kam bërë atje.

 

Grindjet, keqkuptimet e vazhdueshme dhe refuzimi nga ana e bashkëshortit për të ndryshuar, e detyruan Redinën të braktiste strehën që kishte ngritur.

 

Ardit Gjebrea: Pas fëmijës së dytë more vendimin për divorc.

 

Redina: Po, isha shtatzënë 7-muajshe me djalin.

 

Ardit Gjebrea: Pra, ende pa lindur djali vendose të divorcoheshe dhe u ktheve tek mami.

Redina: Po, dhe e linda djalin aty.

 

Ardit Gjebrea: Si e priti mami këtë moment?

 

Redina: Tmerrësisht shumë keq. Ajo vuan dhe nga zemra dhe e pati shumë siklet sepse të të kthehet fëmija me fëmijë është situatë e rëndë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...